INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dënuar me 6 vite burg në Itali, prangoset  65-vjeçari [EMRI]

I dënuar me 6 vite burg në Itali, prangoset 65-vjeçari [EMRI]

Publikuar më: 11:19 07-03-2019

Një 65 vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

65 vjeçari i quajtur Kujtim Xhufi rezulton i dënuar nga gjykata e Breshias në Itali me 6 vite burg për veprën penale pjesëmarrje në organizatë kriminale.

“Arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

K.Xh, 65 vjeç, banues në Fier. Kapja e këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian”, njofton policia.

Article Logic
Execution time: 0.003148078918457