INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të stresuar edhe pas gjumit? Shkenca ju ndihmon si të dekoroni dhomën

Të stresuar edhe pas gjumit? Shkenca ju ndihmon si të dekoroni dhomën

Publikuar më: 12:53 07-03-2019

Ndoshta jeni munduar ta dekoroni dhomën tuaj të gjumit me qirinj me shpresën se do të flini më qetë dhe do të largoni stresin.

Por mesa duket çelësi për arritjen e qetësisë fshihet tek skema e ngjyrave.

Në fakt  është vërtetuar se ngjyrat e ndryshme kanë impakt të ndryshëm në trurin e njeriut.

Thuhet se e kuqja sjell oreksin dhe njihet si ngjyra e kuzhinës. E gjelbra ka një efekt qetësues dhe dominon dhomat e ndenjes.

Po dhoma e gjumit? Blu, e kaltër nuk ka rëndësi, mjafton të luani me nuancat e blusë.

Ky nuk është supozim, e thotë shkenca.

Një studimi i Travelodge doli në përfundimin se e kaltra mund të ketë një ndikim real në cilësinë e gjumit.

Studiuesit panë se nga mijëra të anketuar, njerëzit që flinin në dhoma të lyera me nuancat e blusë ishin më të qetë në përgjithësi, në krahasim me ata që flinin në një dhomë të lyer me nuancat e ngjyrave të tokës.

Efekti qetësues i blusë, shprehet një nga specialistët lidhet me receptorët e specializuar të quajtur qeliza ganglion në pjesën e retinës së syve tanë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj ngjyrës blu.

Në anketimin e realizuar tek shtëpitë e britanikëve u pa se ata që flinin në dhoma ku dominonte bluja pushonin më mirë dhe zgjoheshin më  të lumtur dhe më pozitivë.

Mendohet se kjo ngjyrë mund të ngadalësojë ritmin e zemrës dhe madje të ulë presionin e gjakut.

Sipas studimit është mirë të shmangni ngjyrën vjollcë, e cila është shumë stimuluese dhe mund të ulë orët e gjumit në më pak se gjashtë.

Ngjyra kafe dhe grija konsiderohen se sjellin zymtësi dhe dëshpërim.


 

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999