INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të stresuar??? Mendoni për partnerin tuaj dhe… prova me ujë të ftohtë

Të stresuar??? Mendoni për partnerin tuaj dhe… prova me ujë të ftohtë

Publikuar më: 12:33 24-01-2019

Kur përballeni me një situatë stresuese, mjafton të mendoni për partnerin tuaj.

Një veprim i tillë, nënvizon një studim i fundit ndalon që të keni një presion të lartë të gjakut.

Studiuesit nga universiteti i Arizonës morën në analizë rreth 100 persona. Atyre iu kërkua që të fusnin këmbët në ujë të ftohtë në mënyrë që të shkaktohej stres i brendshëm.U pa se mjaftonte të mendoje për të dashurin tënd për të parandaluar hipertensionin.

Studiuesit shpresojnë se thjesht duke menduar për gjysmën tjetër mund të ndihmojë njerëzve të përballojnë situate të ëvshtira.

“Jeta është e mbushur me stres dhe një mënyrë sesi ne të menaxhojmë stresin është pikërisht raporti ynë, duke komunikuar me personin që kemi në krah apo edhe thjesht duke menduar për të” u shpreh një nga psikologët.

Gjatë testit pjesëmarrësit në studim futën këmbët në ujë të ftohtë përreth një minutë. Uji i ftohtë ndikon në rritjen e presionit të gjakut, duke shaktuar hipertesion të përkohshëm apo edhe rrahje të shpeshta zemre.

Pjesëmarrësve iu kërkua të mendonin për partnerët e tyre ose për jetën e tyre të përditshme.

Rezultatet treguan se ata që menduan për të dashurit kishin presion gjaku më të ulët. Për më tepër më të rezistueshëm ishin ata që kishin një raport të shëndetshëm.

Një studim i tillë për më tepër vërteton se përse njerëzit që kanë marrëdhënie të lumtura janë më të shëndetshëm se sa beqarët apo ata që kanë lidhje me probleme.

Article Logic
Execution time: 0.002938985824585