INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama mesazh të prerë administratës: Do mbani përgjegjësi për punën që kryeni!

Rama mesazh të prerë administratës: Do mbani përgjegjësi për punën që kryeni!

Publikuar më: 12:57 07-03-2019

Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh të prerë për të gjithë punonjësit në administratë, të cilët nuk iu shërbejnë sipas rregullave qytetarëve për shqetësimet, që ata i adresojnë në institucionet shtetërore.

Shefi i ekzekutivit ka pohuar se ka ikur koha që përgjegjësit të fshihen pas kodit civil apo pas njëri tjetrit, por do të mbajnë përgjegjësi për punën që kryejnë.

Duke uruar festën e 7 Marsit për mësuesit, Rama nënvizoi se edhe sistemi arsimor ka hyrë në një proces transformimin, ku vendin e partisë e ka zënë meritokracia dhe gara e ndershme.

Ne sot jemi në ditën e mësuesit dhe më vjen shumë mirë të vë në pah se ka edhe shumë për të bërë për shkollën, për mësuesit. Sot kemi konsoliduar procesin e rekrutimit të mësuesve sipas meritokracisë.Sot ka përfunduar koha që mësuesit transferoheshin pa të drejtë sa andej, këndej. Ne sot kemi 4 mijë mësues të rinj të rekrutuar në bazë të meritës, të rekrutuar nga pikët e marra në portal. Është një ndryshim i madh i sistemit të mësuesisë në Shqipëri.

Nga ana tjetër nuk është vetëm rekrutimi, por është ndaluar korrupsioni në modulet e trinimit. Pagat e mësuesve janë rritur me 22 për qind. Tani është çelur edhe një mundësi për studentët për mësuesi, ata trajtohen me bursë, konkretisht ata që janë me nota më të larta.

Ka ende zona gri dhe të errëta në administratë, ndërsa do të ketë një masë ndëshkimore për ata që fshihen pas njëri tjetrit dhe nuk shërbejnë si duhet dhe nuk e përfaqësojnë ambicien tonë për administratën”, tha Rama gjatë takimit të përjavshëm të platformës së bashkëqeverisjes, ku qytetarët treguan se si zgjidhën problemet pas adresimit tek portali “Shqipëriaqëduam.al”.

Article Logic
Execution time: 0.0032858848571777