INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarm nga UNESCO/ Dhunë dhe bullizëm në shkollat shqiptare[VIDEO]

Publikuar më: 09:33 07-02-2019

Dhuna është prezente në shkollat shqiptare dhe shumë nga nxënësit nuk kanë informaconin e duhur se shkelen të drejtat e tyre për arsim, shëndet dhe mirëqenie. Në raportin “Pas shifrave: Fund dhunës në shkolla dhe bullizmit” që ka publikuar UNESCO në janar të 2019-s rezulton se në vendin tonë situata është alarmante.
Në Shqipëri, 19.9%, e nxënësve kanë raportuar se dhunohen. Fenomeni është më i përhapur tek djemtë me rreth 22.6% dhe 17.3% tek vajzat. Shifrat janë më të larta i përkasin 11 vjeçarëve, ku sipas raportit rreth 23.8% kanë pranuar se kanë përjetuar bullizmin apo dhunën në shkolla, ndërsa te 13 vjeçarët kanë raportuar dhunë 20% e tyre. Tek nxënësit e moshës 15 vjeç prevalenca e të dhunuarve është 16.1%.
Bullizimi në shkolla është një fenomen botëror. Thuajse një në çdo tre nxënës në botë kanë përjetuar bullizëm në muajin e fundit. Të dhënat tregojnë se 32% e nxënësve në botë janë dhunuar nga shokët e klasës muajin e fundit.
Përqindja e nxënësve që kanë raportuar dhunë në rajon e Afrikës nën-Sahariane është 48.2%, në Afrikën e Veriut 42.7% dhe në Lindjen e Mesme rreth 41.1%.
Europa është ndër rajonet me përqindjen më të ulët të prevalencës së nxënësve që kanë përjetuar dhunë në shkolla me 25%. Në Amerikën e Veriut, prevalenca e nxënësve që kanë përjetuar bullizëm është 31.7%. Ndërkohë sipas raportit dhuna seksuale është forma e dytë më e përhapur e bullizmit në shumë rajone. Rreth 11.2% e fëmijëve të cilët kanë përjetuar bullizëm thonë se janë bërë objekt tallës apo janë komentuar dhe ngacmuar seksualisht.

fund-dhunes-ne-shkolla.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666