INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Personi me aftësi ndryshe që proteston. Dua të jem i ditur dhe të ndihmoj të tjerët[VIDEO]

Publikuar më: 16:03 21-01-2019

"Çdo student që vjen në protestë tregon dinjitet". Me këtë mendim në kokë, ky student me aftësi të kufizuara, ngjit shkallët e Fakultetit të Hisotri-Filologjisë, për t'iu bashkuar studentëve që janë në protestë. 

Ai studion për Gazetari, viti i parë dhe nuk e ka aspak të lehtë. "Në këtë universitet nuk ka asnjë mundësi aksesimi për personat më aftësi të kufizuara, të verbërit tetraplegjikët etj. Mungon literatura për personat që nuk shikojnë, mungojnë mësuesit që janë të specializuar për këtë fushë"

Ky është fakulteti i dytë që kryen. Pesë vite të kaluara ai ka studiuar për Fizioterapi por nuk mundi dot të marrë diplomën.
"Kam mbaruar mjekësi, Fizioterapi. Kam kryer 5 vjet studime dhe nuk kam marr diplomën, për shkak të kurikulave të shkollës. Unë kam bërë 5 vite anglisht kam dhe një notë të marrë nga kjo shkollë por kjo nuk njihet”.
Po kjo duket se nuk e ka dekurajuar atë. "Pavarsisht aftësisë së kufizuar, unë kërkoj shumë për vete. Përveç se të jem një person i ditur dhe një person që mund të ndihmoj kategorinë që është me aftësi të kufizuara, të ndihmojë edhe njerëz të tjerë”.
Kjo ndihmë sipas tij mund të jepet duke ushtruar profesionin e gazetarit politikë. "Edhe tek Gazetaria, më pëlqen shumë që të merrem me politikë sepse shoh që në Shqipëri politikanët nuk punojnë për popullin".

Article Logic
Execution time: 0.0038201808929443