INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas, ja kush është personi më i kërkuar në Shqipëri dhe jeta që bën[FOTO]

Grabitja në Rinas, ja kush është personi më i kërkuar në Shqipëri dhe jeta që bën[FOTO]

Publikuar më: 09:42 26-04-2019

Një nga grabitësit, që dyshohet se ishte krahu i djathtë i Admir Muratajt në lidhje me grabitjen e fundit në Rinas jo vetëm që arriti t’i shpëtonte drejtësisë, por jetonte i qetë mes Tiranës.

Për një kohë të gjatë i riu nga Elbasani ka jetuar në zonën e Liqenit të Thatë, në kryeqytet.
Çala ishte shpallur në kërkim nga autoritet greke, pasi është një nga personat i cili u arratis nga burgu i Trikalasë në vitin 2013 së bashku me Admir Muratajn. Por, në vitin 2015 Klement Çala u arrestua nga policia shqiptare në qytetin e Vlorës, ku së bashku me të ndodhej dhe një nga katër të arrestuarit për grabitjen në Rinas, Alkond Bengasi.
Në atë kohë, sipas vendimit të gjykatës, policia ishte në kërkim të Bengasit i cili ishte dënuar nga gjykata për përdorim dhe shitje narkotikësh. Pas identifikimit të tij patrullat e policisë i bënë shenjë të ndalonte por në timon nuk ishte Bengasi, por Klement Çala. Fillimisht ai nuk i ndaloi patrullës dhe përplasi makinën në një nga rrugët e Vlorës por më pas u ndalua. Veç kësaj ai tentoi t’i shpëtonte arrestimit duke u paraqitur si kosovar.
Madje ai kishte nxjerrë nga autoritetet kosovare dhe një karte identiteti, por edhe pasaportë me emrin Semir Koca. Pas kontrollit në shtëpi, Çalës iu gjet një pistoletë ndërsa ai tha para hetuesve se identitetin e rremë, por edhe armën, e mbante për shkak të problemeve në Greqi. Por, ndonëse në shtetin grek ai akuzohej për vrasje dhe grabitje, drejtësia shqiptare e dënoi me 5 vite burgim.
Pavarësisht akuzave të rënda që rëndonin mbi të riun, gjykata e cilësoi atë si person të parrezikshëm dhe duke qenë se u dënua me 5 vite burgim, ai mund të mbante kontakte me shërbimin e provës
Gjatë gjykimit në Vlorë por edhe për shkak të pendesës, ndonëse në shtetin grek akuzohej për vrasje e grabitje, Klement Çala u dënua vetëm me 5 vite burgim. Por më e çuditshmja qëndron në faktin se gjykata e konsideroi Çalën si person të parrezikshëm madje shtoi se kur jepen dënime deri në 5 vite mund të urdhërohet që i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Klement Çala mundi të shpëtojë nga drejtësia pas një viti prove dhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar, po ashtu ai u çlirua nga akuzat i drejtimit të mjetit pa leje por edhe falsifikimit të letërnjoftimeve në Shqipëri. /Opinion.al

calaok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032968521118164