INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet vëllai i grabitësit Murataj: Edhe unë mund të kem 20 emra! Admiri me herët ishte mësues

Rrëfehet vëllai i grabitësit Murataj: Edhe unë mund të kem 20 emra! Admiri me herët ishte mësues

Publikuar më: 13:18 16-04-2019

Vëllai i Admir Muratajt, Cen Murataj, ka pritur sot në shtëpinë e tij në Prezë gazetarët për të folur edhe njëherë për grabitjen e bujshme të Rinasit. Can Murataj, tregon jetën e panjohur të Admirit, nga shkolla për pedagogji, puna si mësues, emigrimi në Greqi ku punoi si murator profesionist dhe deri tek devijimi në vitin 2014, kur sipas tij pësoi çekuilibrime dhe iu fut botës së krimit përmes grabitjeve. Thotë se është munduar të ruajë qetësinë përballë faktit që vëllai i tij u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ndërsa u hodh në rrugë sipas tij nga bashkëpunëtorët në grabitje. Policia e ka survejuar familjen e tij prej vitit 2017, tregon ai, ndërsa pasuria e vetme e Admirit sipas tij, është vetmë një vilë në Prezë, ku ai dha edhe intervistën për mediat, shkruam shqiptarja.com.

Pjesë nga intervista:

-NDRYSHIMI I ADMIR MURATAJT
Për herë të parë cekulibrimin familjar e kam mësuar në vitin 2014, momenti kur erdhi nga Greqia. Më tha drejt, vëllacko për mua Greqia ka marrë fund. 15 vjet hetim ka ra 16 kile në peshë. Të gjitha ishin akuza, s’kishte dënime. Aty ka filluar historia. Në Shqipëri ka pasur jetë tepër normale, jetë familjare, njeri korrekt, pa probleme.

-IDENTITETET E ADMIR MURATAJT
Mund të them se mbi 20 identitete mund ti kem kaluar unë, për të marrë një asistencë në Europë, një ditë e bëja Hasan, një ditë Skëndërbe, një ditë Gjergj Kastriot, për qëllime përfitimesh.
SI E MËSOI LAJMIN E VRASJES?
E kam mësuar nga Opinion, që po thonin çfaë informacionesh kishte media greke, por kur jepte moshën, 25- 30 vjecare thoja nuk është e vërtetë. Në 6 të mëngjesit në drejtorinë e Policisë kam ardh, s’më kanë dhënë asnjë informacion. Kanë shoqëruar nusen e Adit. I thashë nëse kërkoni identifikim, s’ka nevojë AND e prova se vëllain tim e njof. Unë nuk kam asnjë informacion deri tani nga policia.

-TAKIMI I FUNDIT ME TË VËLLAIN:
Bashkëshortja me fëmijët ka jetuar gjithmonë në Tiranë. Admiri ka qenë nga 2015 e mbrapa thjesht një emër që e degjonim në tv ose lajme e kur shkonim në gjykatë. S’kemi pasur asnjë lloj telefonate, kontakt. Asgjë.
Nuk e di ku ka qendruar, policia mund ta thotë. Për ne ka qenë hije, gjithë këto kohë. Shoqërinë e Admirit kurrë s’kemi pas kontakte, kontaktet më të shpeshta janë me këta që thonë se janë të akuzuar për grabitje të njëpasnjëshme, kjo ka qenë lidhja me ish-shoqërinë e tij.

-ME KË KA QENË NË GRABITJE?
Nuk kam informacion.

-PËRSE IU DESHËN KAQ SHUMË PARA?
Kjo më mundon shumë. Kam biseduar dhe me policinë për cështje hetimore. Flitet, 2 mln, 5, mln, 7 mln. Unë kam ngrënë e pirë me vëllain tim, kurrë prej tij s’kam marrë 5 cent të vjetra. Secili ka qenë me familjen e tij, me biznesin e tij. Këtu është e habitshme. Këtu del ajo pangopja që thonë për Adin, te shtëpia që kushton disa miliona euro. Po këtë duhet ta studioni ju.
Sot ka qenë një ditë pushim dhe ua kam kushtuar juve. S’kemi pasur kohë të gjejmë as ish shokun, as ish grabitsin as ish mikun. Më qan zemra, deri në këtë moment kemi pas hall ta përcjellim vëllain tonë.

-SEKUESTRIMI I PASURIVE
Unë për sekuestron e Prokurorisë asnjëherë s’e kam kthyer kokën mbrapsh, në biznesin tim më janë marrë 9 automjete pa asnjë element krimi. Cfarë duhej të coja për të ardhurat, unë i kam deklaruar në polici. Nëse e duan për bujë, sikur po bëjnë një punë, le ti sekuestrojnë të gjitha. Edhe pantallonat jam gati t’ia jap prokurorisë. Kurrë nuk jam bashkëpunëtor i Prokurorisë. Qajmë hallet por jo bashkëpunëtor, për bashkëpunëtor është burgu.

-ADMIR MURATAJ KA MARRË PARA VETËM, I KA NDARË ME TË TJERËT?
Dijenia ime është nga policia, prokuroria. Bashkëpunëtorët e drejtësisë, kanë pranuar vetë, kanë dorëzuar një pjesë parash. E kanë pranuar si vepër.

Article Logic
Execution time: 0.0032670497894287