INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësuesit në grevë! Shkak niveli i ulët i pagave

Mësuesit në grevë! Shkak niveli i ulët i pagave

Publikuar më: 16:40 08-04-2019

Mësuesit në Poloni mbajtën një grevë pasi qeveria dhe sindikatat nuk arritën të bien dakord mbi rritjen e propozuar të pagave. Kreu i sindikatës më të madhe të mësuesve ZNP, shkruan Reuters sqaroi se bisedimet midis tre sindikatave të mësuesve dhe qeverisë përfunduan të dielën në mbrëmje me ZNP.

Vetëm një pjesë e vogël u pajtua me ofertën e qeverisë për një rritje mujore prej 15 përqind që nga shtatori.
Punëtorët e sektorit publik në Poloni nxitën thirrje për rritje të pagave pasi partia qeverisëse Ligji dhe Drejtësia premtoi në shkurt një rritje të fuqishme të shpenzimeve sociale si pjesë e fushatës së saj zgjedhore.
"Sot, fillon greva më e madhe në arsim që nga viti 1993," tha kreu i ZNP Slaëomir Broniarz.
Shumë mësues janë gjithashtu të pakënaqur dhe me reformat në arsim.
"Ne jemi të gatshëm ta bindim qeverinë se kjo grevë jo vetëm që është e motivuar ekonomikisht, por duam të mbrojmë cilësinë e arsimit, i cili është dëmtuar në vitet e fundit", ka shtuar Broniarz.
Sipas ZNP, gati 80 përqind e punonjësve të shkollave dhe kopshteve polake kanë deklaruar se do të marrin pjesë në grevë, po s’dihet se sa kohë do të zgjasë.
"U bëmë një apel për mësuesit që të kthehen në mësime. Natyrisht, nëse beson se greva është e nevojshme, atëherë në rregull. Por ju lutem, kthehuni tek nxënësit tuaj gjatë ditëve të ardhshme kur ka provime ", tha Michal Dworczyk, kreu i zyrës së kryeministrit.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605