INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja e Arsmit në konferencë, la të kuptohet se kërkesat e pedagogëve nuk do të plotësohen

Ministrja e Arsmit në konferencë, la të kuptohet se kërkesat e pedagogëve nuk do të plotësohen

Publikuar më: 14:37 01-02-2019

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini pas takimit me profesorët që paralajmërojnë grevë ka dalë në një deklaratë për media. Shahini la të kuptohet se kërkesat e tyre nuk do të plotësohen. Ajo shpreh se zgjidhja e problemeve të arsimit duhet të bëhet në Universitete.

“Më lejoni të ritheksoj edhe një herë që për këtë qeveri apo edhe për mua personalisht, dëgjimi me vëmendje dhe respekt i kujdo që ka diçka për të thënë, na pëlqen apo jo, është pjesë e punës sonë. Këto ditë kemi takuar grupe pedagogësh dhe studentësh që kanë shprehur mbështetjen për Paktin për Univeristetin. Një grup poedagogësh më kanë dërguar një letër. Në momentin e dërgimit të letrës i mora në telefon dhe i prita në një takim. Në nivel fakulteti me thanë se nuk janë mbledhur asnjëherë 3 vitet e fundit. Adresa e zgjidhjes nuk është këtu, por te universiteti. I ftova pedagogët për t'u ballafaquarpër Paktin për Univeristetin, po ndamë mendime të ndryshme. Nuk besoj se bojkotet dhe ultimatumet janë një zgjidhje,” u shpreh ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0033318996429443