INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Arsimit vendos të zhvendosë studentët e Juridikut që duan të bëjnë mësim

Ministria e Arsimit vendos të zhvendosë studentët e Juridikut që duan të bëjnë mësim

Publikuar më: 11:47 29-01-2019

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë që duan të bëjnë mësim do të zhvendosen në ambiente të tjera. 

Një ditë më parë studentët i kanë kërkuar dekanit, Artan Hoxha për rifillimin e mësimit për të mos humbur vitin akademik dhe ai i kërkoi Ministrisë së Arsimit ambiente të tjera që ata të rifillojnë shkollën.
Po shumë studentë të tjerë vazhdojnë të ngujohen në ambientet e fakultetit.
Ata shprehen të vendosur për të vijuar protestën e tyre deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ndërsa në disa fakultete si tek Histor-Filologjia dhe Shkencat Sociale nuk bëhet fare mësim. Ndërkaq në disa të tjera disa bëjnë mësim dhe të tjerë vazhdojnë ngujimin.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883