INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mësoni se si do realizohet në praktikë nisma 3 lëndë në 6 orë[VIDEO]

Publikuar më: 12:53 19-01-2018

Mënyra e re e realizimit të orarit mësimor ka sjellë shumë paqartësi në rradhët e mësuesve, nxënësve e prindërve. Por me sa duket ka pasur keqkuptim në zbërthimin e saj. Të paktën kjo është ajo që sqaron në një intervistë për IN Tv, drejtorja e gjimnazit Petro Nini, Teuta Braçaj që është pjesë e grupit të punës që ka hartuar udhëzuesin e kësaj nisme.

“Programimi mësimor është po ai ndryshon vetëm orari. 1 lëndë do bëhet 90 minuta me 5 minuta pushim në mes, po kështu po veç pushimt të madh po mendohet që pas orës së katër pushimi të jetë 10 minuta, që nxënësit të çlodhen,” tha Braçaj për IN News.
Ajo jep dhe detaje se si do organizohen orët dyshe të mësimi, por dhe se si do të realizohen orët teke, që do të thotë lëndët që bëhen njëherë në javë.
“Mësuesi mund të shkrijë dy mësime me tematika të ngjashme në një dhe më tej koha e mbetur mund të kthehet në bashkëbisedim. Kështu do të jetë më efektive për të dy palët. Qëllimi është që orët të bëhen sa më interaktive. Një orë javore teke do grupohe me një tjetër të tillë në dy orë”, sqaron Braçaj.
IN News pyeti dhe disa gjimanziste nëse e kishin të qartë këtë nisëm dhe a i lehtëson.
Ato thanë se është më mirë, pasi s’kanë pse mësojmë në shtëpi 6 lëndë në ditë së është e lodhshme. Është më mirë se do mësojnë tre e se çantat s’do ti lodhin.
Edhe për shkollat me dy turne, ato profesionale apo me klasa koletive sipas drejtoreshës së Petro Ninit do të jetë e njëjta gjë, thjeshtë orët do të grupohen.

Article Logic
Execution time: 0.0038678646087646