INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helmimi i grave në fasoneri, mes tyre një shtatzënë. Flet një punonjëse: Kemi lajmëruar që dje, por...

Helmimi i grave në fasoneri, mes tyre një shtatzënë. Flet një punonjëse: Kemi lajmëruar që dje, por...

Publikuar më: 12:11 29-01-2019

14 gra janë helmuar në një fasoneri në Durrës. Punonjëset janë transportuar menjëherë në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore.

Burimet për mediet bëjnë me dije se mes punonjëseve të helmuara rezulton të jetë edhe një grua shtatzënë. Ndërkohë në urgjencën e Durrësit mësohet se gratë janë akomoduar ku të munden, madje edhe dy në një krevat për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Një nga punonjëset ka folur për Balkanweb ku ka theksuar se rrjedhja e gazit, që dyshohet se ju shkaktoi edhe helmimin, ka ndodhur që dje. Ajo shton se kanë lajmëruar pronarin por se ai nuk ka marrë masa.

Kujtojmë që një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe më 24 nëntor të vitit të kaluar, ku 40 punonjëse të një rrobaqepësie pësuan helmim dhe policia njoftoi se shkak ishte bërë po ashtu rrjedhja e gazit të kondicionerëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715