INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Modelet e programeve mësimore në botë a ngjajnë me tonin?[VIDEO]

Publikuar më: 17:19 12-01-2018

Për afro 600 mijë nxënës në vendin tonë programi mësimor do të ndryshojë në mënyrë të befasishme në datën 1 shkurt. Ndryshimi u prezantua nga Kryeministri Rama vetëm dy ditë më parë. Nxënësit do të marrin me vete vetëm tre libra në ditë dhe do të zhvillojnë një lëndë për dy orë rresht. Argumenti i qeverisë është se çantat do lehtësohen. Po a ka një model të tillë në ndonjë shtet të zhvilluar? Vende të ndryshme kanë gjetur zgjidhje të tjera.
Më të zhvilluarit në botë si SHBA-ja, Anglia, Franca apo dhe Italia nuk kanë një sistem të tillë në programin mësimor.
Tek tre modelet britanike dhe amerikane duket qartë që në çdo ditë të javës lëndët janë të ndara çdo një orë dhe nxënësit kanë 5-6 orë mësim në ditë. Po kështu dhe oraret e mësimi në shkollat franceze janë 60 minuta dhe lëndë janë të ndryshme. Edhe një model orari në shkollat italiane e tregon qartë që nuk bëhet asnjë ditë një lëndë dy orë rresht.
Ekspertët e arsimit janë renditur pro e kundër kësaj lëvizje. Ata që e kundërshtojnë mendojnë se nisma mund të funksionojë vetëm në rast se rishikohen edhe programet aktuale. Pra nëse një fëmijë zhvillon 2 orë mësimi me të njëjtën lëndë, duhet të përgjysmohet programi, që një orë ta ketë shpjegim dhe tjetrën për të bërë detyrat në klasë në asistencë të mësuesit. Ose nëse mësuesi detyrohet që për 2 orë rresht të shpjegojë 2 tema të reja mësimore është e vështirë për fëmijën ti përthithë të dyja temat, ti mësojë vetë në shtëpi dhe të përgatitet javën e ardhshme për tu pyetur për të dyja.

Article Logic
Execution time: 0.0032138824462891