INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Numri i vrasjeve me dashje në Shqipëri tronditës! Po i krimeve seksuale?[VIDEO]

Publikuar më: 11:09 27-04-2018

Në vendin tonë vrasjet me dashje janë rritur ndjeshëm. Nga të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave rezulton se në tremujorin e parë, janë shënuar në total 7.909 vepra penale dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar ka rritje me 5.5%. Po problem më i madh rezultojnë vrasjet me dashje, pasi janë rritur me 50% më shumë se në 2017. Rritje ka pësuar dhe numri i veprave penale për vjedhje lokalesh, bankash apo dyqanesh. Në tremujorin e parë 2018, janë shënuar 182 raste, me rritje 24.7%, krahasuar me 2017. Kurse për veprën shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, në këtë tremujor janë evidentuar 453 autorë, rreth 62 autorë më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.
Ndërkaqë ulje ka pësuar grupi “Vrasje mbetur në tentativë”, pasi në këtë periudhë janë evidentuar 25 vepra, 8 më pak, se në 2017. Numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 33, duke shënuar një rënie me 19 vepra, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Po dhe krimet seksuale edhe pse më të pakta në numër vijojnë të jenë prezente. Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 13 krime seksuale, rreth 16 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2017.
Numri i autorëve për krime në fushën e drogës, në tremujorin e parë 2018, rezulton 514, duke shënuar një rënie me 13%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723