INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i “dembelëve” në Shqipëri sipas INSTAT. Kush zë vendin e parë? [FOTO]

Raporti i “dembelëve” në Shqipëri sipas INSTAT. Kush zë vendin e parë? [FOTO]

Publikuar më: 12:16 14-03-2018

Forca e punës dhe interesi për tu punësuar ka qenë pjesë e studimit të INSTAT, ku kanë dalë në pah të dhëna interesante. Kush janë qarqet më “dembelë” apo kush janë ato qytete që e “duan” më shumë punën? Në raportin e INSTAT qytetarët e Durrësit na shfaqen më “dembelët”. Ata kanë shfaqur interesin më të ulët për tu punësuar krahasuar me qarqet e tjera të vendit. Në raportin e INSTAT në lidhje me punësimin gjeti se në qarkun bregdetar 52.9 për qind e popullsisë mbi 15 vjeç kërkon të punojë. Ky është treguesi më i ulët në rang kombëtar. Qarku i dytë që është renditur si më “dembelët” janë qytetarët e qarkut të Lezhës me 54.9% që kërkon të punojë.
Ndërsa durrsakët dhe lezhjanët nuk kanë shfaqur interes për të punuar qarku që ka kërkuar më shumë punë për vitin që lamë pas është Elbasani. Sipas të dhënave të INSTAT rreth 66 % e popullsisë mbi 15 vjeç në këtë qark kërkon të punojë, gati 7 pikë përqindje me i lartë se treguesi mesatar i pjesëmarrjes në forcat e punës në rang kombëtar. Më pas është renditur qarku i Fierit, ku 64% e qytetarëve kanë shfaqur interes për tu punësuar. Gjithashtu qarqet e Vlorës, Beratit dhe të Shkodrës shfaqin gatishmëri më të lartë për të punuar se pjesa tjetër vendit.
Përkundër gatishmërisë së popullsisë për të punuar, qarqet e Tiranës, Kukësit dhe Korçës kanë shfaqur gatishmëri më të ulët për të marrë pjesë në tregun e punës në krahasim me mesataren kombëtare.
Sipas INSTAT në rang kombëtar, pjesëmarrja në forcat e punës është rritur dukshëm në vitin 2017, duke shënuar 59.1 për qind në fund të vitit 2017 në rritje gati 2 pikë përqindje në krahasim me 2016.

raporti_i_instat.jpeg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917