INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapriçot e motit, Dita e Verës me diell

Kapriçot e motit, Dita e Verës me diell

Publikuar më: 11:19 14-03-2018

Të gjithë ishim përgatitur për një ditë me shi. Por mesa duket moti ka plot surpriza.

Në këtë ditë feste, Dita e Verës është plot diell dhe me vranësira të lehta kryesisht në veri dhe qendër, me shira të papërfillshëm në këto zona.

Sipas Meteoalb, “Kthjellime dhe alternime vranësirash kryesisht në Veri dhe Qendër duke rrezikuar nga shira të papërfillshën por kryesisht kthjellime në zonat Jugore.

Pasditja përmirëson akoma më tej kushtet e motit, në të gjithë territorin shqiptar”.

Në kryeqytet do të jetë pjesërisht vranët, ku temperatura maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Në Durrës mesa duket moti karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura arrin në 16 gradë.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165