INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i INSTAT: Gratë më të kualifikuara por më pak të paguara se burrat

Raporti i INSTAT: Gratë më të kualifikuara por më pak të paguara se burrat

Publikuar më: 18:40 09-06-2017

Gratë në Shqipëri janë më të kualifikuara dhe janë më pak të paguara se burrat, sipas raportit “Burra dhe Gra në Shqipëri, 2017”. Hendeku gjinor në pagë është 6,3 % në favor të burrave kjo do të thotë se gratë paguhen mesatarisht 93,7 % të pagës së burrave. Pjesëmarrja e ulët në tregun e punës së grave dhe niveli i ulët në përgjithësi i pagave ndikojnë në një hendek gjinor më të ulët në krahasim me vendet e tjera. Në grupmoshën 25-39 vjeç, përqindja e grave që ka përfunduar arsimin e lartë është rreth 27,0 % ndërsa për burrat është 19,0 %. Përqindja e përfaqësimit të grave në parlament është 24,0 % dhe përqindja e grave drejtuese në ndërmarrje është 27,0 %. Statistikat e fundit të INSTAT tregojnë se burrat janë me prezent në tregun e punës krahasuar me gratë, përkatësisht raporti është 74.1 për qind meshkuj dhe 59.3 për qind femra. Sipas Institutit të Statistikave, 21.5 për qind e grave të anketuara deklarojnë se janë shtëpiake, ndërkohë që vetëm 1 për qind e burrave japin këtë argument për inaktivitetin në tregun e punës. Por një tregues interesant ku gratë janë më mirë se burrat është jetëgjatësia. INSTAT raporton se gratë jetojnë mesatarisht 3 vite më shumë sesa burrat, pasi jetëgjatësia mesatare llogaritet 80 vite për gratë dhe 77 vite për burrat.

Article Logic
Execution time: 0.0024020671844482