INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI,  Naço: Të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht prefekti i Beratit

LSI, Naço: Të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht prefekti i Beratit

Publikuar më: 14:43 01-02-2019

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të shkarkojë prefektin e qarkut të Beratit. Në një deklaratë për mediat, deputeti Nasip Naço akuzon ministrinë e Financave se ka bllokuar veprimet financiare të bashkisë Skrapar.

Naço: Jo më shumë se disa muaj më parë, përfaqësues të Partisë Socialiste të dirigjuar nga deputeti i tyre bllokuan ndihmën ekonomike për rreth 600 familje duke bërë presion në shkëmbim të votës.

Sot përsëri të dirigjuar prej tyre, dega e Thesarit Skrapar, në kundërshtim më çdo akt ligjor dhe nënligjor ka bllokuar veprimtaritë financiare: 1-furnizimin me ujë të konvikteve, 2-furnizimin me ujë të çerdheve, 3-furnizimin me ushqim të qendrës së fëmijëve me aftësi të kufizuar,  4-pagat e punonjësve, si dhe ka bllokuar çdo shërbim ndaj komunitetit.

Zonja Ministre e Financave! Ju drejtohem publikisht të urdhëroni menjëherë degën e thesarit Skrapar për të zhbllokuar këtë gjendje kriminale, shkarkimin e menjëhershëm të drejtuesve të këtij institucioni dhe të kërkoni ndjekjen penale të tyre.

Zonja Ministre, në mbështetje të nenit 41 të ligjit nr 68 të vitit 2017 të financave të qeverisjes vendore të nenit 37 të ligjit nr 9936 për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë si dhe të udhëzimit nr 9 datë 20.03.2018 për procedurat standard të zbatimit të buxhetit.

Ne kërkojmë që të urdhëroni degën e thesarit Skrapar që të zhbllokojë veprimet financiare të Bashkisë Skrapar duke i lejuar të kryejnë veprimet sipas ligjit dhe udhëzimit të mësipërm.
Zonja Ministre!

Nëse ju nuk ndërmerrni asnjë veprim në zbatim të ligjit më lind e drejta t’ju them publikisht se ju jeni urdhëruesit dhe zbatuesit e kësaj vepre kriminale', thuhet ndër të tjera në deklaratën e sotme të LSI.

Article Logic
Execution time: 0.0030901432037354