INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Henri Çili:  Rama s’e mbyll mandatin e dytë, ja alternativa e re politike [VIDEO]

KafeIN/Henri Çili: Rama s’e mbyll mandatin e dytë, ja alternativa e re politike [VIDEO]

Publikuar më: 13:15 16-04-2019

Për analistin Henri Çili, situata politike do të marrë zgjidhje dhe dialogu është e vetmja alternativë.
Sipas Çilit, kryeministri Rama nuk duhet ta mbyllë deri në fund mandatin e tij të dytë dhe vendit i nevojitet një ristart.
“Nuk mund të ketë një mandat normal të përfunduar të Ramës. Diçka duhet të ndodhë sepse vërej se sistuata politike ka ngecur, impakti i vettingut në njëfarë mënyre ka sjellë pasoja. Duhet një rilançim shqiptar, duke qenë se po mbyllim një tranzicion 30-vjeçar”, tha analisti e gazetari Henri Çili.
Sa i takon protestave të opozitës, situata do të qetësohet por zgjidhja është ndryshimi i sistemit politik.
“Mendoj që bashkë me reformën në drejtësi, do të ndryshojnë gjërat.
Duhet një fazë e re tranzitore që nuk nënkupton vazhdimin e qeverisjes.
Kjo qeveri tranzitore na mbyll tranzicionin e gjatë, që do na ndihmojë për procesin e integrimit dhe të rifitojmë kohën e humbur”, tha Çili.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768