INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E çuditshme e mitura që denoncoi mësuesin për abuzim seksual akuzohet për shpifje

E çuditshme e mitura që denoncoi mësuesin për abuzim seksual akuzohet për shpifje

Publikuar më: 11:46 13-02-2019

Prokuroria në Prishtinë ka inicuar procedurë hetimore nën dyshimet për kallëzim të rremë ndaj një vajze, e cila kishte raportuar abuzim seksual nga mësuesi i saj.

Në komunikatën e prokurorisë thuhet se gjatë hetimeve të zhvilluara gjatë viteve 2017 – 2018 mbi dyshimet për keqpërdorim seksual ndaj të miturës nga Drenasi, thuhet se “e dëmtuara A.G, ka mohuar deklaratën e dhënë fillimisht në Policinë e Kosovës, se ishte keqtrajtuar seksualisht nga profesori i saj Sh.Xh”.
Sipas prokurorisë, ajo ishte njoftuar edhe me mundësinë e inicimit të procedurës hetimore në rast të dhënies së deklaratës së rreme, por vajza kishte mohuar me çdo kusht, deklaratën e dhënë më pare.
Prokuroria nuk e ka sqaruar pse tashmë është nisur procedura hetimore për intervistën që thuhet se është zhvilluar në vitet 2017 – 2018, njofton REL.
Vajza pohon se ishte keqtrajtuar seksualisht nga një mësimdhënës i saj në kohën kur ajo ishte 16 vjeç, por edhe nga një hetues policie, tek i cili kishte shkuar për të raportuar rastin e parë të abuzimit.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943