INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britania në udhëkryq, kryeministrja May: Nuk dalim kurrë nga BE, nëse…

Britania në udhëkryq, kryeministrja May: Nuk dalim kurrë nga BE, nëse…

Publikuar më: 11:37 09-03-2019

Teksa po afron data 29 marsi që Britania e Madhe duhet të dalë nga Bashkimi Europian, duket se Londra po përballet me një situatë të vështirë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka paralajmëruar ligjvënësit se nëse javën e ardhshme e refuzojnë planin e saj për Brexit, atëherë Britania mund të mos e lërë kurrë BE-në.

Ligjëvënësit britanikë pritet të votojnë të martën për marrëveshjen. Në janar ata kanë votuar kundër marrëveshjes së parë, që May dërgoi në parlament.

Kryeministrja May po kërkon ndryshime të “minutës së fundit” në marrëveshjen me Bashkimin Evropian.

Gjatë fundjavës ajo do të bisedojë edhe njëherë me udhëheqësit evropianë në përpjekje për t’i bindur ata që të miratojnë ndryshimet, përmes të cilave do ta kishte shumë të lehtë të marrë votën pro në parlamentin britanik.

Article Logic
Execution time: 0.0040900707244873