INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largimi i Britanisë, liderët e BE aprovojnë marrëveshjen historike të Brexit

Largimi i Britanisë, liderët e BE aprovojnë marrëveshjen historike të Brexit

Publikuar më: 12:05 25-11-2018

Marrëveshja historike e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian është miratuar nga udhëheqësit e BE-së, pas asnjë surprizë që mund të ndikonte vendimin që finalizon 18 muaj negociata të tensionuara mes dy palëve.

Lajmin për arritjen e marrëveshjes e njoftoi Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

27 udhëheqësit dhanë mbështetjen e tyre pas diskutimit që zgjati më pak se një orë në Bruksel.

Kreu i Komisionit Europian Juncker e cilësoi akordin e arritur një tragjedi.

Ndërkohë, marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar dhe aty do të jetë sfida më e madhe për kryeministren Theresa May, pasi shumë deputetë, madje edhe konservatorë nga partia e saj i ka kundër.

Mbretëria e Bashkuar është planifikuar të largohet nga BE më 29 mars 2019, por sipas marrëveshjes do të ketë një periudhë tranzitore pas largimit.

Article Logic
Execution time: 0.0039470195770264