INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britania në alarm: 'Al Kaida' po planifikon seri sulmesh me dronë shpërthyes nëpër aeroporte

Britania në alarm: 'Al Kaida' po planifikon seri sulmesh me dronë shpërthyes nëpër aeroporte

Publikuar më: 17:35 23-12-2018

Britania e Madhe jep alarmin se grupi terrorist “Al Kaida” është duke planifikuar një varg të ri të sulmeve në aeroporte dhe kompani udhëtimesh duke përdorur dronët e mbushur me lëndë shpërthyese. Ministri britanik i Sigurisë, Ben Wallace, tha se ky grup ka si synim që të bëhet organizata më e frikshme në botë.
Wallace u takua me zyrtarët e aeroporteve për të diskutuar lidhur me këtë kërcënim, vetëm disa ditë pas shfaqjes së dronëve të dyshimtë në njërin nga aeroportet e Londrës. Ai ka biseduar me ta edhe për rrezikun e ekzistimit të kërcënimeve të brendshme, me ç’rast punëtorët e aeroporteve mund të jenë të përfshirë në organizimin e sulmeve. “Kërcënimi ndaj transportit ajror është kërcënim i vërtetë. Aviacioni mbetet pika më tërheqëse për terroristët. Al Kaida është rigjallëruar dhe është riorganizuar. Ata janë duke përgatitur kurthe kundër Evropës, janë përshtatur me metodat e reja dhe ende i synojnë sulmet në aeroporte”, tha Wallace. Organizata e Al Kaidës është themeluar gjatë ndërhyrjes së Bashkimit Sovjetik në Afganistan, në vitin 1988. Besohet se kjo organizatë ka baza në Afganistan, Pakistan, Irak dhe Sudan. Ajo ishte e para që nxiti fillimin e një lufte botërore kundër terrorizmit, por viteve të fundit ka mbetur nën hijen e ISIS-it. Organizata është aktive edhe në Siri, Jemen, Libi dhe në disa shtete tjera të Lindjes së Mesme.

Article Logic
Execution time: 0.0018980503082275