INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mustafa kritikon qeverinë: Arnimet në ekipin negociator nuk mund t'i shiten Brukselit si...

Mustafa kritikon qeverinë: Arnimet në ekipin negociator nuk mund t'i shiten Brukselit si...

Publikuar më: 17:17 23-12-2018

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se partia e tij mbështet procesin e dialogut, i cili, sipas tij duhet të përmbyllet me marrëveshje përfundimtare, e cila do të sigurojë njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por kreu i LDK-së bëri të qartë se forca politike që ai drejton nuk do të pranojë arnimet që po përpiqet t’i bëjë koalicioni qeverisës me ekipe hibride dhe jolegjitime. Këto komente Mustafa i bëri në një ceremoni për shënimin e 29-vjetorit të themelimit të LDK-së.
“LDK vlerëson se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa cenuar shtetësinë e Kosovës, të përcaktuar me deklaratën e pavarësisë, me Kushtetutën e Kosovës, ndërkaq kufijtë, integriteti territorial, nuk mund të jenë temë e dialogut me Serbinë. Marrëveshjet duhet t’ia mundësojnë Kosovës, anëtarësim e organizatave ndërkombëtare”-tha ish-kryeministri.
Ekipin negociator për dialogun që ka krijuar koalicioni qeverisës së bashku me partinë opozitare, Partinë Socialdemorkate, Mustafa e konsideroi si “ekip hibrid”.
“LDK konsideron se arnimet të cilat po përpiqen t’i bëjë koalicioni qeverisës, me ekipe hibride dhe jolegjitime, janë shprehje se Qeveria aktuale ka pranuar pafuqinë e saj për dialogun dhe mungesën e shumicës. Arnimi me një parti, që nuk peshon më shumë se 3 për qind të besimit qytetar, nuk mund t’i shitet Brukselit si grup i unitetit me opozitën dhe as su përfaqësim me opozitën, por vetëm si lajthitje dhe vetmashtrim”-tha Mustafa.
Ai nuk la pa përmendur gjendjen politike duke akuzuar qeverinë se la vendin pa viza, ndërsa shqtoi se një qeverisje e tillë nuk është e panevojshme për qytetarët e vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605