INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha mes kritikave për ekonominë shpall platformën e tij [VIDEO]

Publikuar më: 13:36 03-02-2017

Në një tryezë me sipërmarrës italianë, kryetari i PD, Lulzim Basha ka prezantuar vizionin e së djathtës mbi platformën e tërheqjes së investitorëve. Ai ka kritikuar dhe qeverinë me argumentin se ka probleme me investitorët e huaj dhe shumë të rinj s’kanë punë pasi biznesi aktual nuk po zhvillohet dot e jo më të gjenerojë vende të reja pune.

“Qeveria jonë do të jetë e vogël e llogaridhënëse  për çdo qindrake që do të jepet për të zhvilluar e investuar”, tha Basha.

Kreu i PD kthehu vëmendjen dhe tek taksa e sheshtë kur tha se do ta kthejnë atë për sigurimet shoqërore, kontributet personale dhe për sipërmarrjen, por do të jetë 9%.
“Platforma jonë parashikon taksa të thjeshta. Themel është taksa e sheshtë prej 9% për të ardhurat personale, për përfitimin koorporativ dhe 9% për sigurimet shoqërore. TVSH-ja do të ketë një shkallë të vetme 15%. Tatimi i biznesit të vogël do të jetë 1.5% e xhiros vjetore. Kjo platformë ambicioze, është një platformë e përgjegjshme që nuk sjell ulje, por rritje të të ardhurave buxhetore, përmes kufizimit të informalitetit dhe rritjen e bazës së tatimpaguesve. Kjo është një mënyrë për të konkurruar me vendet e rajonit, ku Shqipëria është në vend të fundit. Biznesi do të çlirohet menjëherë nga një mal me kërkesa të shpikura apo të ringjallura të burokracisë. 80% prej tyre do të anulohen në tremujorin e parë të qeverisjes sonë,” tha Basha.
Kreu i demokratëve përmendi dhe shpenzimet që i quajti luksi nga ana e qeversië aktuale dhe takson biznesmenët.
“Qeveria takson sipërmarrësit, ndërkohë që qeveria shpenzon 600 euro për një palmë. Në total sipas të dhënave të KLSH, vetëm në dy vitet e fundit, qeveria ka abuzuar me mbi 1 miliardë euro. Imagjinoni se sa do të fuqizoheshin politikat tona në qoftë se këto para në vend se të shkonin për palma të shkonin për nxitjen e sipërmarrjes.100 mijë njerëz kanë lënë vendin vitin e kaluar, e 200 mijë të tjerë duan të largohen,” shtoi Basha.
Basha paraqiti pikat kryesore të platformës qeverisëse.
Basha: Jam sot për t’u garantuar që unë dhe qeveria ime do të jenë në krahun tuaj dhe së bashku do të krijojmë një histori, sukses dhe siguri. Investitorët e huaj, vuajnë nga një ekonomi ku mungon liria nga një treg i deformuar dhe nga një qeveri klienteliste. Katër vite më parë, qeveria rriti taksat. Shumica e taksave shkuan për koncesione klienteliste. Me pretekstin për të bërë shtet, inspektorët tatimorë ju kanë kërkuar vështirësi të paimagjinueshme. Cilat është pyetja kryesor e të bëri biznes në Shqipëri sot, përgjigja unanime është qeveria. Ne do ta heqim këtë pengesë. Qeveria do të jetë në krahun tuaj dhe jo përballë jush. Me rregulla të thjeshta e llogaridhënëse. Kemi një alternativë zhvillimi që sjell zhvillim ekonomik. Ky program ekonomik garanton zvogëlimin e qeverisjes arbitrare dhe garanton hapjen e ekonomisë.
Basha ka dhe një pikësymin në lidhje me borxhin publik, duek thënë se kur të qeverisë do të çojë në nivelin e 60%.

Për më tepër ndiqni kronikën e IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0040740966796875