INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
51 pedagogë të Filologjikut nënshkruajnë peticion. Kërkojnë të anulohet ligji i Arsimit të Lartë

51 pedagogë të Filologjikut nënshkruajnë peticion. Kërkojnë të anulohet ligji i Arsimit të Lartë

Publikuar më: 13:21 23-12-2018

Pedagogët e Fakultetit e Historisë dhe Filologjisë, kanë nënshkruan një peticion, me anë të të cilit kërkojnë anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë. Pedagogët shprehen se do të vijojnë të mbështesin protestën e studentëve ndërsa pohojnë se janë të ndërgjegjshëm që problemet e sotme janë pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë. Në deklaratën e nënshkruar nga 51 pedagogë,kërkohet hapja e një debati publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë. Pesë pikat që stafi i pedagogëve kërkon që të diskutohen janë: Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe mbajtjen e përgjegjësive përkatëse dhe Garantimin e të drejtave të studentit, të cilat me ligjin aktual janë të shkelura. Pas abrogimit të ligjit dhe miratimit të kërkesave të studentëve, të krijohet një Këshill Emergjence pranë Ministrisë së Arsimit, me përfaqësimin e të gjitha palëve të interesuara, studentë, pedagogë, shoqëri civile etj., për të mundësuar daljen nga kriza aktuale dhe realizimin e reformimit të Arsimit të Lartë. Kërkohet nxjerrja e përgjegjësive për zënien e mjediseve universitare dhe marrjen e masave për lirimin e tyre , si dhe financimin e kampusit të ri universitar, i cili duhet t’i kalojë në administrim Universitetit të Tiranës. Pika e fundit ështaë hapja e një debati publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në themel të të cilit të jenë këto parime:Garantimi i të drejtave studentore, Financimi i dijes, Cilësia e mësimdhënies, Demokratizimi i universiteteve, Autonomia e universiteteve, Rritja e transparences dhe Cilësia e diplomave dhe integrimi i të diplomuarve në tregun e punës.

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549