INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha i tha kloun, reagon ministri: Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë…

Berisha i tha kloun, reagon ministri: Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë…

Publikuar më: 13:03 23-12-2018

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili deklaroi se tre ministrat, që sipas tij janë kloun në duart e Ramës, vendosën të bllokojnë pa asnjë motiv shitjen e fishekzjarrëve ne mbarë vendin. Po ministri Lleshaj shkruan se “ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore”. Sipas tij “ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë”. Sipas liderit historik të demokratëve me këtë veprim kryeministri Edi Rama (ndaj të cilëve ai përdor një sërë epitetesh fyese) ju prishi festat e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri femijëve dhe familjeve shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992