INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thirrje për armatosjen e popullit, PS kërkon vënien e Berishës përballë drejtësisë

Thirrje për armatosjen e popullit, PS kërkon vënien e Berishës përballë drejtësisë

Publikuar më: 14:29 21-12-2018

Sali Berisha ka bërë thirrje për dy herë me radhë që kjo qeveri të tërhiqet nga vendimi i saj për mosmiratimin e Vettingut në politikë, në të kundërt populli do të armatoset. 

Sali berisha:
“Mos vazhdoni kështu se nuk do jetë e largët kur në rrugë do jetë thirrja. O djema rrëmbeni armët”. Shqiptarët do të hedhin pjellën e krimin ose në mënyrë të ligjshme ose dhëmbë për dhëmbë”.
Por kjo deklaratë ka sjellë reagimin e ashpër të shumicës, e cila kërkon dhe dënimin e Sali Berishës.
Gramor Ruçi:
“Është hera e dytë që e përdorni këtë shprehjen e partizanëve, por e përdorur nga një ish kryeministri thirrja ‘o djem kapni armët’ unë them se duhet të distancohen të gjitha grupet parlamentare”.
Taulant Balla:
“Në mënyrë të përsëritur me thirrje antikushtetuese, të përcaktuara dhe në kushtetutë, dhe sipas kushtetutës dhe rregullores së kuvendit këto janë të jashtëligjshme kur këto bëhen në foltoren e kuvendit dhe bëjnë thirrje për rrëzimin e rendit kushtetues, nëse e marrin seriozisht apo jo njerëzit si thirrje. Si i tillë ne ju kërkojmë 10 minuta pushim për të diskutuar me masat dhe ankesën që do ët diskutojmë me Byronë dhe më pas institucionet e tjera të kuvendit për këtë shkelje të kushtetutës”.

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083