INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pranoi Sandër Lleshin si Ministër të Mbrojtjes, pas Ramës dhe Gramoz Ruçi takohet me Metën

Nuk pranoi Sandër Lleshin si Ministër të Mbrojtjes, pas Ramës dhe Gramoz Ruçi takohet me Metën

Publikuar më: 11:44 05-11-2018

Mesa duket refuzimi që Presidenti Meta i ka bërë kandidaturës së maxhorancës për Ministër të Brendshëm nuk është kapërdirë lehtë. Pas kryeministrit Edi Rama, në Presidencë ka shkuar për tu takuar me Metën edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ai është takuar me Presidentin Meta, ndërsa besohet se tema e bisedave është pikërisht mosdekretimi i Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, pas dorëheqjes nga kjo detyrë e Fatmir Xhafajt.

Burimet për mediet bëjnë me dije se që prej orës 11:15 Ruçi dhe Meta ndodhen në zyrën e Kreut të Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0056881904602051