INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasma kthehet në mort, çifti humb jetën pak orë pas martesës [VIDEO]

Dasma kthehet në mort, çifti humb jetën pak orë pas martesës [VIDEO]

Publikuar më: 12:14 05-11-2018

Dita e tyre më e ''lumtur'' u kthye në ditën e fundit të jetës për një çift të sapomartuar. Ngjarja ka ndodhur në Teksas, ku burrë e grua humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit, vetëm pak kohë pasi kishte mbaruar ceremonia e dasmës së tyre.

Mediat e huaja shkruajnë se viktimat Byler dhe Bailee Ackerman gjetën vdekjen, kur helikopteri me të cilin lëvizën u rrëzua në anë të një kodre. Piloti bashkë me çiftin mbetën të vdekur në vend.

Një mik i përbashkët i çiftit, që ishte edhe në dasmë, Eric Smith, ndau lajmin tragjik në Facebook, duke shkruar se: "Piloti, Jerry, ishte gjithashtu në bord. Nuk ka asnjë të mbijetuar”.

 

 

dssmaacifti.jpg

 

ciftidasma.jpg

 

ciftidasmsa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040009021759033