INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mijëra grekë drejt Bularatit për në funeralin e Konstantinos Katsifas

Mijëra grekë drejt Bularatit për në funeralin e Konstantinos Katsifas

Publikuar më: 11:38 05-11-2018

Pritet që ditën e martë trupi i 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas të dërgohet nga Mjekësia Ligjore pranë familjes së tij për t’u përcjellë në banesën e fundit. Po mediat greke lajmërojnë që drejt Shqipërisë pritet që të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e tij në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

“Mbi 2 mijë qytetarë të Vorio Epirit përgatiten të shkojnë në Bularat në funeralin e Kacifas, që pritet të kthehet në protestë. Klima në minoritetin grek është përkeqësuar.
Ekziston rreziku që marrëdhëniet greko-shqiptare të kthehen prapa 10 vjet për shkak të kësaj ngjarje”, shkruan gazeta ‘Kathimerini’.
Konstantinos Kacifas u vra 8 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej.
Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Po pas ekspertizave të kryera edhe në Tiranë tashmë duket se kërkesa e vetme që kanë familjarët ndaj shtetit shqiptar është tërheqja e trupit, dhe varrosja e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654