INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Së shpejti me dasmë! Moderatorja shqiptare zbulon detajet

Së shpejti me dasmë! Moderatorja shqiptare zbulon detajet

Publikuar më: 16:48 20-08-2018

Prej kohësh moderatorja e njohur Floriana Garo jeton në Gjenevë me bashkëshortin dhe vogëlushen e saj Adia.

Këtë verë Floriana është kthyer në Shqipëri për t’i kaluar pushimet këtu.

Teksa pushonte në bregdetin e Borshi, ajo ka dhënë një intervistë intervistë për “Pushime on Top”, ku na ka zbuluar planet e saj për të ardhmen. Moderatorja ka rrëfyer se do të organizojë një tjetër ceremoni martese për të afërmit e saj vitin e ardhshëm.

“Unë jam njohur me Enisin në Portofino. Ne po planifikojmë që vitin tjetër të kemi një dasmë të madhe në Shqipëri, pasi këtu kemi njerëzit tanë. Unë jam martuar me Enisin, kemi bërë një ceremoni, tani duam të kemi diçka me njerëzit tanë”, -është shprehur ajo.

floriana.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040881633758545