INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi alarmon fansat me postimin e fundit, kush ka vdekur?! [FOTO]

Stresi alarmon fansat me postimin e fundit, kush ka vdekur?! [FOTO]

Publikuar më: 16:55 20-08-2018

Reperi shqiptar Stresi përpos muzikës kohëve të fundit ai komentohet edhe për jetën private. Në fillim lidhja, më pas fejesa me Kejsin e vendosën atë në kryetitujt e mediave rozë, e siç duket çifti shumë shpejt do shkojnë drejt altarit.

Pak më parë, reperi i ka alarmuar të gjithë me një postim ku kishte publikuar një fjongo të zezë, në shenjë të vdekjes së dikujt.

"S'do ketë postime të mia Përveç Punës Dmth muzikës. Do ta merni vesh të vertetën. Sonte Na Ndiqni Në Promenade Vere Me Elita Rudin Dhe Fidan Jupollin Në Orën 21:00 Dhe Të Njohim Djalin Rreperin Më Të Ri Në Labelin BB4LIFE . Ju Faleminderit." - shkroi Stresi në postimin e tij.

Për revistën 'Ëho', Stresi ka sqaruar se në fakt ka vdekur muzika hip-hop, ndaj ai po kthehet me një album të fuqishëm.

"Jam duke mbaruar këngët dhe nuk dua të jap të dhëna se ku jam. Nga ajo shenjë të gjithë kujtojnë se ka vdekur një person, të gjithë filluan duke shkruar çfarë ka ndodhur. E kam bërë, sepse nuk ka më ‘hip-hop’ të vërtetë. Unë do kthehem fuqishëm me albumin tim, me këngët e mia, nga shtatori e mbrapa, prandaj e kam lënë dhe atë shenjën."- ka shpjeguar reperi.

sin.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0039470195770264