INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja Habilaj/ Detaje të reja: Si i transportonte MAFIA lekët nga Italia në Shqipëri

Çështja Habilaj/ Detaje të reja: Si i transportonte MAFIA lekët nga Italia në Shqipëri

Publikuar më: 13:45 21-12-2018

Mediet italiane kanë publikuar dëshminë e njërit prej personave të arrestuar në Catania si i lidhur me grupin e Habilajve. Ai është Antonio Riela, ndërkohë që njihet si një nga blerësit e kanabisit që vinte nga Shqipëria. Antonio Riela nuk ka pranuar që të tregojë emrin e personit që kishte magazinën që ishte fshehur droga, ndërsa ka folur për bizhuteritë, që deri tani është dyshuar se ishin blerë për gruan e ish-ministrit të Brendshëm në Shqipëri, Saimir Tahiri. Ai ka sqaruar se bizhuteritë ishin për një person me emrin Fatos. Ndërkohë që ka zbuluar edhe pjesë nga komunikimi që kishte me Moisi Habilajn, që është kreu i bandës.

“Bizhuteritë ishin për gruan e Fatosit. Moisiu më siguroi se ishte i mbrojtur nga një person i rëndësishëm në Shqipëri që të trafikonte drogë” thotë ai. Ndërkohë që Nazer Seiti gjatë dëshmisë së tij në Itali ka treguar se si i sillnin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri. “Ne i fshihnim në kuti detergjentesh” tha ai. Për ish-ministrin e Brendshëm shqiptar janë pushuar hetimet nga drejtësia italiane, ndërsa vijojnë nga Krimet e Rënda në Shqipëri. Ndërkohë që gjykata e Catanias ka kërkuar 18 vite e tetë muaj burg për Moisi Habilajn, 12 vite e 4 muaj burg për Meridjan Sulajn dhe 6 vite për Nazer Seitin. Grupi akuzohet për trafik droge nga Shqipëria në Itali.

Article Logic
Execution time: 0.0038728713989258