INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja 'Habilaj'/ Prokuroria e Katanias kërkon 18 vite burg për kushëririn e Tahirit

Çështja 'Habilaj'/ Prokuroria e Katanias kërkon 18 vite burg për kushëririn e Tahirit

Publikuar më: 14:12 10-12-2018

Dosja ''Habilaj'' rikthehet dhe një herë tjetër në vëmendje. Prokuroria e Katanias në Itali ka kërkuar 18 vite burg për Moisi Habilajn, i konsideruar si kreu i grupit të trafikut të drogës. Lidhur me dosjen ''Habilaj " në Shqipëri po hetohet dhe ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i cili dyshohet se ka lidhje familjare me ta.

Media italiane MeridioNews shkruan se Prokurori Antonio Bonomo kërkoi dënimin më të lartë për kushëririn e ish ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri.

Prokuroria e Katanias ka kërkuar 12 vite burg e 4 muaj për Meridian Sulaj, si dhe 6 vite burg për ‘financierin’ e Habiljave, Nazer Seitin, ekstradimi i këtij të fundit krijoi përplasje dhe akuza mes mazhorancës dhe opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996