INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skaf, makina , biznese ... Ja çfarë iu sekuestrua Habilajve [VIDEO]

Skaf, makina , biznese ... Ja çfarë iu sekuestrua Habilajve [VIDEO]

Publikuar më: 09:44 21-10-2017

 Policia e Vlorës po vijon mega-operacionin për “Bandën e Babicës” në Vlorë ku dy ditë më parë u sekuestruan 4 ton drogë, ndërsa gjatë natës kanë mundur të sekuestrojnë pasurinë e vëllezërve Habilaj, për të cilët janë referur në prokurori materiale për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Kështu mësohet se pronë e vëllezërve Habilaj janë 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues, të sekuestruara tashmë nga policia, shkruan ballkan web.

Po në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjthshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtij grupi kriminal.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723