INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetingu në politikë/ Basha akuzon politikanët: Kush votoi kundër, është i lidhur me krimin [VIDEO]

Vetingu në politikë/ Basha akuzon politikanët: Kush votoi kundër, është i lidhur me krimin [VIDEO]

Publikuar më: 12:44 23-12-2018

Kreu i PD Lulzim Basha, akuzon të gjithë politikanët, që nuk votuan në seancën plenare për vetingun në politikë. Për kreun e PD-së, me votat në Kuvend u realizua vetingu i vërtetë i politikës shqiptare.

“Me vetingun në politikë këta njerëz nuk do të ishin as në qeveri dhe as në Parlament apo në bashkitë e vendit. Çlirimi i politikës nga politikanë të lidhur me krimin dhe politikanë, që nuk justifikojnë pasurinë e tyre është domosdoshmëri. Unë e di që shumica e shqiptarëve e mbështet këtë.

xdfhjdghjdgdghk.jpg

Shumica e shqiptarëve kanë kërkuar prej fillimit një zgjidhje për këtë problem kaq të madh dhe dje politikanët me integritet patën rastin ta votonin, por siç e patë dje në Kuvendin e Shqipërisë, nuk ngriti kartonët një shumicë që përfaqëson popullin, por një pakicë që zhvat, grabit dhe vjedh popullin, kjo është domethënia e votimit dje. Të premten në Parlament ka ndodhur vetingu i vërtetë i politikanëve.

xfghdfjhdf.jpg

“Të gjithë ata që kanë ngritur kartonët kundër ligjit për vetingun e politikanëve, kanë dalë hapur si bashkëpunëtorë të krimit, si bashkëpunëtorë të oligarkisë, bashkëpunëtorë të vjedhjes”, deklaroi Basha. Kreu i PD-së ishte në krah të banorëve të “Astirit” në protestën e përditshme, që ata zhvillojnë kundër projektit të qeverisë për ndërtimin e “Unazës së Re” pa zgjidhur më parë çështjen e dëmshpërblimeve.

Basha akuzoi Kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj në lidhje me devijimin e lumit Lana për të favorizuar ndërtimet e biznesmenit Edmond Bego. Në protestën e banorëve të “Astirit” morën pjesë edhe disa nga familjet që preken nga prishjet e ndërtimeve në këtë zonë. “PD ka denoncuar një tjetër aferë, e cila për nga përmasat financiare është edhe më e madhe. Sot, të gjithë e keni parë se si me dokumente zyrtare është faktuar mashtrimi i Erion Veliajt, se në fakt ai vetë ka firmosur devijimin e lumit të Lanës, për të mos prekur asnjë centimetër katror të pronës së Edmond Begos dhe për të shkatërruar shtëpitë e mbi 200 familjeve. Dhe pasi ka nënshkruar këtë akt, ky akt është sanksionuar më tej edhe nga firma e Edi Ramës. Çifti më i korruptuar i politikanëve sot në Europë, Erion Veliaj dhe Edi Rama, kanë bërë një akt që nuk ka ndodhur në 2 mijë vjet histori, kanë zhvendosur lumin, kanë bërë plan të prishin shtëpitë e mbi 200 familjeve për të favorizuar një trafikant të dënuar droge, i cili do të ndërtojë një projekt me vlerë 60 milionë euro”, theksoi kreu i PD-së.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941