INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama kritika ambasadorëve, s’keni kontribuar në ekonominë e vendit! Reagojnë demokratët[VIDEO]

Publikuar më: 16:23 24-08-2017

Pas pushimeve kryeministri Rama është kthyer në Tiranë dhe në një takim të posaçëm me ambasadorët tanë nëpër botë ka qënë kritik me ta. Nga ky takim ai lajmëroi se ditën e djelë do të shpallë dhe emrat e kabinetit të ri qeveritar dhe se do të ketë një Ministër Shteti për shqiptarët jashtë Atdheut.

Më pas Rama detajoi dhe kritikat për ambasadorët, kryesisht sa i përket promovimit të vendit nga ta në sferën ekonomike. Sipas tij asnjë biznesmen i huaj nuk është inkurajuar të vijë në vendin tonë përmes tyre. Rama tha është koha që detyra e ambasadorëve të ndryshojë qasjen sipas kohës dhe asaj ç’ka i duhet vendit tonë.

Duke bërë këtë analizë Rama lajmëroi se mund të ketë ndryshime në trupat diplomatike apo dhe për ministrin që do ti drejtojë ata për arsyet se trupat diplomatikë s’mund të mbajnë një vend pune vetëm për të marrë një pagë. “S’na duhet njerëz që nuk kuptojnë apo ti harrosh, pasi të kthesh shpinën. Kemi ende delexhinj,” tha Rama. Kryeministri iu la dhe nje porosi, pasi qeveria do të nisë një projekt i ri atë të diplomacisë ekonomike, e cila sipas tij tashmë duhet të jetë shtylla e aktivitetit të ambasadorëve. Madje ai u la dhe një afat kohor prej 3 muaj që këshillën e tij ta vënë në jetë madje iu mësoi dhe rrugën se si mund ta bëjnë.

Shefi i qeverisë foli dhe për mungesën e marrëdhënieve me diasporën për shkak se duhet të garantohet dhe vota e emigrantëve. "S’mund të lëmë jashtë vëmendjes trurin shqiptar nëpër botë i kemi jashtë kontakteve me vendin. Do ndyshohen kanalet e komunikimit. Edhe historitë e suksesit të ambasadorëve duhet të inkurajohen qoftë financiarisht qoftë moralisht," vijoi Rama. Edi Rama theksoi se nga sot stafet diplomatike duhet të justifikojnë dhe ekzistencën e tyre se s'ka nevojë të shtohen ambasadat madje dhe mund të përgjysëmohen, pasi thjesht ato duhet të shtojnë vetëm kontaktet.

Pas këtij takimi demokratët kanë reaguar përmes ish ministrit të jashtëm , Tritan Shehu.
“Arroganca e pushtetit sot si rrufe për ambasadorët. Kryeministri sulmon me një fjalor e gjuhë shumë larg asaj diplomatike. Ambasadorët s’mund të poshtërohen kështu. Më tej flitet për rritje rrogash, tipike kjo për Sulltanatët, që mbasi të denigrojnë të hedhin një qese me flori!” shkruan në FB Shehu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033540725708008