INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndryshojnë kriteret e pranimeve në degët e mësuesisë! Ekspertët i kundështojnë...[VIDEO]

Publikuar më: 14:39 26-04-2018

Qeveria ka ndërhyrë këtë vit në lidhje me pragun e pranimeve në universitet të maturantëve, që duan të studojnë për degët e mësuesisë duke rritur mesataren nga 6 që ishte në 7. Po dhe ka propozuar shumë më pak kuota për këtë vit. Me këtë vendim ekspertë e arsimit nuk janë dakord. Albano Zhapaj në një intervistë për IN News thekson se universitet duhet të jenë liberale dhe maturantët të kenë garë të hapur. Sipas tij me ligjin e ri edhe kuoat nuk i përcakton Ministria e Arsimit po vetë universitete, ndaj edhe këtë ai e konsideron shkelje.
“Planifikimi i numrit të mësuesve është mendësi e sistemeve komuniste. Me logjikën e ekonimsë të tregut dhe rritjes së cilësisë sa më shumë studentë të kemi apo mësues të dalë nga shkollat aq më shumë do kemi mundësi të zgjedhim më të mirët,” tha eksperti.
Sipas ekspertit Zhapaj shumica e maturantëve cilësore vitet e fundit nuk zgjedhin degët e mësuesisë për shkak se kanë frikë se nuk punësohen, por dhe pagat e tyre nuk janë joshëse.
“Profesioni i mësuesit nuk është joshës për maturantë me nota të larta se nuk i besojnë tregut të punës, se ai është i orjentuar edhe politikisht. Mësuesit kanë nevojë për paga të larta, për kushte pune dhe për motivim,” theksoi Zhapaj, për IN News.
Gjithësesi këto vendime do të zbatohen në paktikë duke nisur nga ky vit, por dhe rezultatet e tyre do të shihen pas 5 vitesh kur studentët e degëve të mësuesisë të përfundojnë të gjitha ciklet e studimit. Atëherë do të kuptojmë nëse ato ja vlejtën apo jo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102