INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestë në qendrën e votimit tek shkolla Vasil Shanto, shefja e OSBE/ODIHR anulon vizitën! Përplasje dhe tek Astiri [FOTO/VIDEO]

Protestë në qendrën e votimit tek shkolla Vasil Shanto, shefja e OSBE/ODIHR anulon vizitën! Përplasje dhe tek Astiri [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:01 30-06-2019

Teksa në qendrën e votimit tek shkolla Vasil Shanto pritej të shkonte shefja e OSBE/ODHIR, Audry Glover simpatizantë të opozitës ishin rreshtuar në ambientet e jashtem dhe protestonin me pankanra në gjuhën angleze dhe simbole të kohës së komunizmit. Madje kishte dhe "partizanë".

Duke qënë se situata nuk ishte e qetë Glover anuloi vizitën dhe misioni ka bërë një sqarim.

“Fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin. Situata në shkollën "Vasil Shanto” paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje. Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratën zyrtare.

80ok.jpg

komokok.jpg

partok.jpg

Po dhe në zonë e Astirit banorët që preken nga ndërtimi i unazës së re që kanë muaj që protestojnë kanë dalë në rrugë dhe kanë hedhur gurë në drejtim të votuesve, pasi nuk janë dakord me këto zgjedhje.

grueok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031437873840332