INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet lokale 2019/ Reagon Fatos Nano: E njoh mirë këtë lloj opozite, duke votuar sot çlirojmë...

Zgjedhjet lokale 2019/ Reagon Fatos Nano: E njoh mirë këtë lloj opozite, duke votuar sot çlirojmë...

Publikuar më: 12:47 30-06-2019

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, me bashkëshorten e tij kanë votuar ditën e sotme në Mullet.

Nano ka shpjeguar në një intervistë për “dritare.net” pse po voton dhe ka deklaruar hapur për kë, duke ju bërë thirrje votuesve të majtë e të djathtë të dinë si të reagojnë sot.

Nano shprehet se e njeh mirë këtë opozitë

‘’Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj “opozite” dhe jam i bindur se duke votuar sot ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj’’, është shprehur Nano.

Fatos Nano ka dhënë dhe një mesazh për socialistët dhe opozitën.

Për socialistët dhe ata që votuan sot Nano u shpreh se ata duhet të votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!

Ndërsa për opozitën dhe simpatizantët e saj, lideri historik është shprehur se ata duhet të votojnë kundër lidershipit te vet, që iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste!

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434