INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të rikthehen vizat? Si përgjigjet ambasadori i BE-së në Tiranë…

A do të rikthehen vizat? Si përgjigjet ambasadori i BE-së në Tiranë…

Publikuar më: 10:32 17-04-2019

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca konfirmon se vendimin për rikthimin e vizave për shqiptarët e vendos Komisioni Europian dhe se deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar.

Një ditë pas vendimit të parlamentit të Holandës ku u votua për rikthimin e vizave për shtetasit shqiptarë diplomati theksoi se në raportin e KE është konfirmuar që Shqipëria i ka përmbushur kriteret për lëvizjen e lirë në zonën Schengen. Ai nënvizoi se në raport janë identifikuar edhe masat që qeveria duhet të marrë për emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar.

“ Në raport u konfirmua që Shqipëria ka përmbushur kriteret për udhëtimin e lirë pa viza. Po ashtu në raport u identifikuan edhe masat që vendi duhet të marrë për emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar.

Kjo do të thotë që prej atij raporti është e qartë për qeverinë shqiptare se cfarë masash duhet të marrë. Ne kemi një rregullore për këtë cështje dhe raporti tjetër do të publikohet në shtator. Në atë moment bëhet vlerësimi nëse Shqipëria i ka marrë masat e një raporti më parë. Tani për tani KE do të bëj vlerësimin e raportit të qeverisë holandeze.

Debati në parlamentin në Holandë nuk ka shprehur se ka një bindje të qartë për krimin e organizuar dhe lëvizjen e lirë. Prandaj duhen të dhëna dhe statistika për ta vërtetuar. Asgjë nuk ka ndryshuar vijon udhëtimi pa viza në zonën schengen. Ne inkurajojmë Shqipërinë të bashkëpunojë me qeverinë holandeze . Udhëtimi pa viza është një arritje për shqiptarët . Jam i bindur që autoritetet shqipatre do të marrin masat që të ruhet kjo arritje “ u shpreh Soreca.

I pyetur nëse kjo cështje do të jetë pjesë e raportit për anëtarësimin e vendit Soreca konfirmoi se ka një tjetër raport që ka të bëjë me celjen e negociatave që do të publikohet në qershor.
Edhe ambasadori Italian në Shqipëri Cutillio konfirmoi se vendimin për rikthimin e vizave e merr Komisioni Europian.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030269622802734