INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Diplomatët po ''munden'' kanë nisur të besojnë se opozita nuk do kthehet më pas[VIDEO]

Publikuar më: 14:47 08-03-2019

Kryediplomati i BE-së, Soreca pothuajse çdo ditë i dërgon mesazhe opozitës që të kthehet në kuvend, por sot duket se ndihet i mundur. Ai nga Vau i Dejës teksa ka marrë pjesë në një inagurimin e një qendër për gratë e kësaj zone, dukej i bindur kur tha se opozita e ka ndërmarrë një hap që nuk njeh kthim pas, siç është djegia e mandateve.

“Është e qartë që opozita po mban një qëndrim për të mos u kthyer mbrapsht. Ne na vjen keq për këtë. Ne ua kemi thënë këtë disa herë krerëve të opozitës, por ajo që kemi kuptuar është se ata nuk kanë për synim që të kthehen në Kuvend. Kjo ndikon në procesin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ne kemi bërë thirrje për dialog, ne nuk mbajmë anë. Ne i kemi kërkuar qeverisë që të ndërmarrë çfarëdo lloj hapi që të ketë një frymë konstruktive me opozitën”, tha ambasadori. 

Nën shoqërinë e Soreca u pa dhe deputetja Rudina Hajdari që ende nuk ka vendosur në do të djegë a jo mandatin. Ajo u pyet për këtë çështje nga gazetarët, po nuk dha përgjigje me argumentin se sot po mbështet gratë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0079598426818848