INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthejnë republikanët, kandidati demokrat puthet me bashkëshortin

Shpërthejnë republikanët, kandidati demokrat puthet me bashkëshortin

Publikuar më: 11:15 17-04-2019

Një puthje në publik mes një çifti bashkëshortësh. Nga këtu fillon përplasja më e fundit ndërmjet demokratëve dhe republikanëve në Shtetet e Bashkuara. E gjithë kjo fillon kur Pete Buttigieg, një kryebashkiak 37-vjeçar nga një qytet i vogël në Indiana, ngjitet në skenë për të njoftuar kandidaturën e tij për zgjedhjet paraprake në vend.

Me të është edhe bashkëshorti i tij, Chasten Glezman. Ata përqafojnë njëri-tjetrin, pastaj buzët e tyre prekin njëri-tjetrin dhe imazhet, transmetohen drejtpërdrejt në TV, duke përfunduar menjëherë në rrjet për elektoratin republikan më konservator.
Nënpresidenti Mike Pence kryeson valën e indinjatës.

“Mendoj se Buttigieg është një mik, – thotë ai, – por tani po sulmon besimin tim të krishterë”. Pastaj “shuplaka”: “Homoseksualiteti është një mëkat”. Nuk është hera e parë që Pence, gjithashtu dhe Indiana përplasen për Buttigieg.

Buttigieg mund të bëhet presidenti më i ri i Shteteve të Bashkuara dhe i pari homoseksual i deklaruar. Tashmë fitues i një bursë në Oksford dhe veteran i luftës në Afganistan, ai është në mandatin e tij të dytë si kryebashkiak i qytetit të enklavës progresive në të ashtuquajturën “Rust Belt” amerikan, rajon në të cilin rënia e industrisë së rëndë ka goditur ekonominë e vështirë lokale.

Article Logic
Execution time: 0.0033619403839111