INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Dashamir Shehi: Procesi i integrimit në rrezik, regjimi i vizave degradim për vendin [VIDEO]

KafeIN/Dashamir Shehi: Procesi i integrimit në rrezik, regjimi i vizave degradim për vendin [VIDEO]

Publikuar më: 10:50 17-04-2019

Për ish-deputetin e opozitës Dashamir Shehi, procesi i integrimit të vendit në familjen evropiane është në rrezik.
Vendimi i parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, sipas Shehit është tregues i degradimit dhe faji bie mbi keqqeverisjen aktuale.
“Kjo qeverisje në 2016 bëri pak a shumë një ’97, me kanabizimin e vendit dhe kjo na dëmtoi procesin. Policë të korruptuar, burgje të mbushura plot”, tha ish-deputeti Shehi.
Sipas tij, kjo situatë nuk është e krijuar vetëm nga kjo qeverisje por kjo mban përgjegjësinë më të madhe për stanjacionin ku e la vendin.
Shehi tha se rivendosja e regjimit të vizave është dramatike pasi për shqiptarët vizat ishin hyrja në Evropë.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0029261112213135