INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Trump, zyrtarisht kandidati i republikanëve për president në SHBA

Donald Trump, zyrtarisht kandidati i republikanëve për president në SHBA

Publikuar më: 18:37 26-05-2016

Tashmë është zyrtare, Donald Trump, ka arritur numrin e nevojshëm të delegatëve për të siguruar nominimin republican për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për të siguruar nominimin republikan për president nevojiteshin 1237 delegatë. Trump ka arritur aktualisht, sipas numërimit të “Associated Press”, 1238 delegatë gjithsej. E ndërsa janë ende 303 delegatë në lojë, që priten të deklarojnë mbështetjen e tyre në primaret e 5 shteteve, që do të shprehen më 7 qershor, Trump do ta ketë tepër të lehtë të shmangë Konventën partiake në Cleveland në korrik.

Fitorja e Trump brenda kampit republikan ishte e pritshme. Ndërsa në kampin demokrat, rivalja e tij pritet të jetë ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila është në avantazh të thellë me numër delegatësh në raport me rivalin Berni Sanders.

Article Logic
Execution time: 0.0038008689880371