INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjirokastër, gjenden 2100 rrënjë kanabis, arrestohen dy persona

Gjirokastër, gjenden 2100 rrënjë kanabis, arrestohen dy persona

Publikuar më: 18:32 26-05-2016

Policia e Gjirokastrës pas një operacioni në vendin e njohur si “Manastiri i Drenovës” në Lunxheri, Gjirokastër kanë gjetur 2100 rrënjë kanabis, dhe kanë arrestuar 2 persona në flagrancë.

Dy personat e vënë në pranga, Gjergji Kapo, 50 vjeç dhe Redjan Duro, 30 vjeç, banues në Gjirokastër, e rrisnin dhe e ruanin lëndën narkotike. Këto bimë u gjetën të mbjella në një parcelë dhe lartësia e tyre varionte nga 5-10 cm. Pas konstatimit të këtyre bimëve, u bë asgjësimi i tyre me anë të djegies.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre persona i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Article Logic
Execution time: 0.0038988590240479