INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori i BE-së Soreca optimist: Do të jeni qytetarët e ardhshëm të Europës...

Ambasadori i BE-së Soreca optimist: Do të jeni qytetarët e ardhshëm të Europës...

Publikuar më: 16:12 11-05-2019

11 maji shënoi përmbylljen e javës europiane e cila u shoqërua me një sërë aktivitetesh.

Aktiviteti i fundit, u zhvillua në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbollit, në të cilën ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Në fjalën e tij, Soreca iu drejtua të rinjve si qytetarët të ardhshëm të BE-së.

"Nuk mund ta kishim mbyllur më bukur, me mesazhin e angazhimit, pasionit për të ardhmen, sepse ju të rinjtë jeni e ardhmja e Shqipëri dhe si ambasador i BE them se ju do të jeni qytetarët e ardhshëm e Europës. E them seriozisht që kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt. Gjatë kësaj jave, kam pasur mundësinë që të takohem me mijëra të rinj dhe dua të them që më kanë lënë shumë mbresa. Rinia dhe e ardhmja e tyre është shumë e rëndësishme dhe ne duhet të bëjmë të pamundur për t'i përgatitur ato për të ardhmen", tha Soreca.

Article Logic
Execution time: 0.0043280124664307