INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA/ Blindohet kryeministria, forca të shumta policie ''presin'' protestuesit

PROTESTA/ Blindohet kryeministria, forca të shumta policie ''presin'' protestuesit

Publikuar më: 18:15 11-05-2019

Pak para nisjes së protestës së opozitës së bashkuar Tirana duket ende e qetë. Vetëm forcat e shumta të policisë, makinat e blinduara të tregojnë atë që pritet të ndodhë pas pak minutash në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Janë 1500  forca policore në terren, ndërsa garda do të monitorojë nga tarraca.

Ndërkohë të rinjtë demokratë kanë nisur përgatitjet me kolonën zanore. Një numër i madh mjetesh ndodhet nga ana e pasme e kryeministrisë, mes tyre shumë të blinduara. Po kështu ka dhe një numër efektivësh që ndodhet në gatishmëri. Kjo është protesta e katërt kombëtare e opozitës, ndërsa e dyta që zhvillohet pasdite.

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594